Top News - Në 1 Maj bota hesht/ S’ka marshime e protesta

  • 4 years ago
Miliona punëtorë në botë zakonisht e kremtojnë 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të tyre me marshime e protesta.


Por këtë vit do të jetë ndryshe, për shkak të kufizimeve të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit. Në Kosovë, shkalla e papunësisë pas përfundimit të pandemisë mund të shkojë në 50 për qind, nga rreth 30 për qind sa ka qenë në muajin mars, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Ajdini po ashtu thotë se qeveria duhet të ndihmojë bizneset, në mënyrë që të mund të mbajnë punëtorët në punë. Në Shtetet e Bashkuara autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i krizës së pandemisë, 30 milionë qytetarë e kanë humbur vendin e punës. Pandemia e ka çuar në rënie ekonominë globale, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

?Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se në vitin 2009, pas krizës globale financiare?, ishte komenti I saj. Tubimet dhe marshimet në të gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave të rrepta kundër sëmundjes. Sindikatat u kanë kërkuar mbështetësve të tyre të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet me flamuj ose të përdorin llogaritë në media sociale për të përcjellë përkrahjen për punëtorët.

Por në Athinë, njerëzit i sfiduan masat e izolimit. Me maska, doreza dhe duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ata dolën nëpër rrugë për të demonstruar në mënyrë paqësore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvniAjdini#KristalinaGeorgieva#TopChannel

Recommended