Wake Up/ Pandemia a na bëri më digjitalë?! Impakti në jetën e përditshme dhe në ekonomi

  • 4 years ago
Pandemia e KOVID-19 përshpejtoi një tendencë ku Shqipëria kishte mbetur mbrapa në raport me vendet e tjera, atë të rendjes pas teknologjisë së informacionit. Pandemia e tregoi se bizneset e përshtatura me teknologjinë dhe që kishin investuar në zgjidhje të avancuara teknologjike, jo vetëm mbijetuan, por edhe po krijojnë avantazhe të reja. Në një hark kohor prej 8 javësh, përdorimi global i e-commerce ka tejkaluar parashikimet që ishin bërë për dy deri në tre vitet e ardhshme. Tregtia online dhe sjellja e konsumatorit në raport me KOVID-19, ka ndryshuar në këtë mënyrë:
52% e konsumatorëve në BE dhe SHBA nuk do të kthehen më në dyqane ushqimore
58% e blerësve presin të porosisin më shumë në internet në muajt e ardhshëm
60% e konsumatorëve në BE do të vazhdojnë blerjet në internet në të njëjtin nivel edhe pas pandemisë.
Gjatë muajit prill ka pasur rreth 15.2 milionë vizita në portalin e-Albania, ose afërsisht 4 herë më shumë se para pandemisë. Vetëm në 4-mujorin e parë të 2020, numri i përdorimeve të shërbimeve në total, ka tejkaluar totalin e përdorimeve të shërbimeve në vitin 2019. Vetëm në janar-prill ka rreth 312,000 përdorues të rinj në portal. E gjithë kjo panoramë shifrash është dëshmi e përdorimit dhe ndikimit real të teknologjisë në jetën e bizneseve dhe qytetarëve.
Moshat e reja janë më të familjarizuarit në përdorimin e teknologjisë. Rreth një e katërta e përdoruesve në e-Albania, ose rreth 26%, janë të moshës nga 30 deri në 39 vjeç. Befasuese janë edhe shifrat e përdorimit për moshat 50-60 vjeç, kjo për shkak të lehtësisë së përdorimit të portalit. Sa i përket gjinisë, të dhënat janë vërtet interesante, pasi mbi 40% e përdoruesve janë gra.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended