Top News - Efekti i koronës: SHBA, alarm nga rënia e çmimeve!

  • 4 years ago
Çmimet po bien me një nivel shqetësues në Amerikë ku izolimi i koronavirusit vazhdon dhe njerëzit shpenzojnë më pak.


Çmimet në shportën e konsumatorit kanë rënë për të dytin muaj rresht në prill, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës. Për këtë periudhë, ato mësohet të jenë tkurrur me 0.8%, ulja më e madhe sezonale që nga dhjetori 2008.

CNN e quan këtë një rënie alarmante, të tërhequr kryesisht nga rrudhja e cmimit të karburantit dhe energjisë. Por, edhe duke përjashtuar ushqimin dhe energjinë e paqëndrueshme, çmimet përsëri ranë me 0.4%.

Kjo është rënia më e madhe mujore në të ashtuquajturin indeksi kryesor i çmimeve të konsumatorit që nga koha kur BLS filloi gjurmimin e të dhënave në 1957. Rënia e çmimeve mund të duket si një gjë e mirë, por ekonomistët thonë se deflacioni ? e kundërta e inflacionit ? do të ishte një lajm shumë i keq.

Shqetësimi është se rënia e cmimeve mund të shkurajojë prodhimin e më shumë njerëz të humbin vendet e punës. Në vend kanë pësuar rënie edhe cmimet e rrobave, makinave dhe ato të udhëtimeve me avion. Duket se janë reduktuar po kështu edhe shpenzimet për pushime, pasi me situatën e krijuar, amerikanët po tregohen më të kujdesshëm me paratë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Cmimet#TopChannel