KPA i përgjigjet Report TV për rinisjen e seancave: Po presim zbutjen e aktit normativ

  • 4 years ago
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është përgjigjur interesit të Report TV, se përse nuk zhvillon seanca në dhoma këshillimi.  Shkalla e dytë e Vetingut thotë se është duke pritur zbutjen e aktit normativ për masat anti-covid.

"KPA nuk mund të kryejë asnjë veprimtari në kundërshtim me kriteret e përcaktuara ne aktin normativ. Jemi në pritje të ndryshimit/zbutjes së këtij akti. Pas ndryshimit të tij, mbledhja e gjyqtarëve do të vendosë fillimin e normalitetit të veprimtarisë së Kolegjit", thuhet në përgjigje që KPA i ka dërguar gazetarit të Report TV, Arsen Rusta.

KPA po ashtu  thotw se do tw duhet tw pwrshtatw ambientet pwr tw mundësuar zbatimin rigoroz të kërkesave që dikton parandalimi i përhapjes së infeksionit të COVID-19, në varësi dhe zbatim të akteve normative ne fuqi.

Një ditë më parë, interesit të Report TV për rinisjen e seancave iu përgjigj edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili tha se rikthimi në seanca dëgjimore pengohet nga akti normativ i 25 marsit.

Recommended