Tragjedia e 1997/ N.koloneli për REPORT TV: Presim që të nxjerrim eshtra të tjera nga tuneli në Mat

  • 6 years ago
Ditën e djeshme në tunelet e Qafë Shtamës në Mat u gjetën disa eshtra, ndërsa Report Tv ka qenë sot në vendin e ngjarjes ku forcat e xhenios vijojnë gërmimet për pastrimin e tuneleve nga armatimet e mbetura aty. N/kolonel Aleksandër Sinaj në një intervistë për gazetaren e Report Tv Odeta Dume, u shpreh se nga pastrimi i tunelit kanë mbetur edhe 5 metra, ndersa shtoi se presim që te nxjerrim eshtra të tjera.

Dyshohet se eshtrat i përkasin një prej 23 personave që humbën jetën në 29 prill të vitit 1997, duke nxjerrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet. Nga gërmadhat rezultojnë të pa nxjerrë ende tetë persona.

Recommended