Mjerimi dhe dhuna ne familje cojne gruan drejt veteflijimit

  • 4 years ago
Menjëherë pas kësaj, në fshatin Bujqës, aty ku jeton edhe kjo familje, ka shkuar edhe policia, e cila pasi ka kryer ekzaminimet, ka konstatuar se kemi të bëjmë me një akt vetëvrasjeje. Por çfarë e dërgoi Resmien, mamanë e katër fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave, drejt një vendimi të tillë? Në këtë familje, gjëja e parë që bie në sy është skamja.
Vjehrra e saj tregon për Klan Plus se si Resmia i kishte bërë një paralajmërim, por nuk e kishte marrë të mirëqenë, pasi sipas saj nuk kishte arsye të vetëflijohej. Si e vetmja mundësi për të siguruar jetesën është puna në bujqësi. Kjo është edhe ajo që ka bërë gjithë jetën e ndjera për të siguruar bukën e fëmijëve.
Ndërsa bashkëshorti i saj Arbeni, sipas fqinjëve nuk ka punuar kurrë. Jashtë kamerës, banorë të lagjes thonë se kanë qenë varfëria dhe dhuna e bashkëshortit që e kanë çuar drejt vetëvrasjes gruan. Pasi nuk arriti ta denoncojë kurrë, ajo ka gjetur si zgjidhje të largohet nga kjo jetë.
?Ime motër ka 30 vjet në atë derë dhe nuk ka parë një ditë të bardhë. Një familje që nuk njeh gjë tjetër veç pijes. I kemi thënë të vinte të jetonte tek ne por nuk ka pranuar. Dëshira e saj ishte të rriste fëmijët dhe pasi e arriti një gjë të tillë, bëri atë që bëri, vrau veten. I shoqi nuk prekte punë me dorë, veç nga mëngjesi në darkë pinte raki. Djemtë i ka në Greqi, por edhe ata do shikojnë jetën e tyre. I kishte ardhur shpirti në majë të hundës dhe ndaj e mori këtë veprim?.
Si dëshmi e vëllait të saj janë këto pamje.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended