Report TV -Protestë kundër ndërtimit të ujësjellësit në ujëvarën e Sinecit

  • 4 years ago
Banorët e Lumasit në Kuçovë kanë protestuar sot duke kërkuar anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit. Uji që rrjedh nga burimi natyror përdoret nga këta banorë për vaditjen e tokave.

Ata kanë protestuar sot para zyrave të njësisë vendore. Ata pretendojnë se uji që rrjedh nga burimi natyror i Sinecit, ku ka edhe një ujëvarë që frekuentohet nga turistët, do të futet në tuba.

Recommended