Top News - “Vendi më i sigurt në botë”/ Si është të qëndrosh larg pandemisë

  • 4 years ago
Me pjesën tjetër të botës që vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, një kontinent i vetëm, ia ka dalë të qëndrojë i pa prekur nga infektimi.

Antarktida, vendi më i ftohtë në Tokë, konsiderohet tani edhe vendi më i sigurt në botë me asnjë rast të konfirmuar atje. Rajoni pati një flirtim të afërt me Covid-19 kur ai arriti anijet e fundit krocerë të sezonit, por fatmirësisht virusi nuk mundi të arrinte brigjet e tij të ngrira. Dhe për shkak se Antarktida tani po hyn në dimër, kohë kjo kur është tërësisht e paarritshme, e paprekur do të qëndrojë për momentin.

Edhe pse nuk ka një popullatë autoktone në këtë kontinent, nëse nuk flasim për pinguinët, balenat dhe albatrosët, rreth 5 mijë njerëz, kryesisht shkencëtarë dhe kërkues, qëndrojnë aktualisht në rreth 80 bazat atje. Edhe pse gjeografikisht të shkëputur nga pandemia, që Kombet e Bashkuara e kanë shpallur kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, shkencëtarët dhe kërkuesit atje përpiqen të jenë të informuar për zhvillimet. Ndërkohë Antarktida është kthyer në një atraksion për turistët vitet e fundit, me krocerat në Arktik që po bëhen gjithë e më popullore.

Rreth 56168 udhëtarë e kanë vizituar kontinentin gjatë sezonit 2018-2019 çka sipas shifrave përbën një rritje me 40 përqind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa rreth 78500 turistë priteshin për sezonin 2019-2020 që zgjat nga nëntori deri në fund të marsit. Sidoqoftë, stacionet në Antarktidë, nisën të vendosnin kufizime për vizitat e turistëve që herët këtë vit ndërsa virusi nisi të përhapej nëpër botë dhe rajoni më pas u vu nën izolim me të gjitha vizitat turistike të anuluara.

Pati një moment rreziku gjatë të cilit një grup pasagjerësh australianë dhe neozelandezë në një anije krocerë në Antarktidë u evakuuan pasi rreth 60 përqind e personave në bord rezultuan pozitivë për koronavirusin. Por, fatmirësisht më e keqja u evitua.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Antarctica#TopChannel

Recommended