Opinion - Mazniku: Do te hyjme ne nje bote te re pas pandemisë se Covid-19

  • 4 years ago
65% e qytetarëve shqiptarë besojnë se pas datës 23 Qershor, në Shqipëri do të rikthehet jeta normale pas pandemisë së Covid-19, ndërsa 35% mendojnë të kundërtën, sipas një sondazhi të ?Opinion?.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shprehet se beson që do të ketë një realitet të ri, duke ndryshuar disa aspekte të jetës.

Në një lidhje direkt për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Mazniku deklaroi se ndryshimet në jetesë do të vazhdojnë edhe pas gjetjes së një kure apo zbulimit të një vaksine kundër Covid-19.

?Bota do të rikthehet pas Covid në një normalitet të ri. Për shumë gjëra, mënyra si oranizojmë pjesën sociale, shoqërinë, transportin publik, do jenë të gjitha të ristrukturuara në botën e re që do hyjmë pas Covidit. Unë mendoj që do të shkojë përtej çështjes së kurës apo vaksinës. Në psikozën globale ka hyrë procesi i ruajtjes nga një pandemi. Bota e re do të jetë shumë më e strukturuar edhe përtej momentit që do gjendet vaksina?.

I pyetur si e komenton sjelljen e qytetarëve në Tiranë pas lehtësimit të masave, Arbjan Mazniku u shpreh: ?Njerëzit janë lodhur nga fakti që kaluan periudhë të gjatë të mbyllur të bllokuar. Padyshim dallohet etja e njerëzve për të lëvizur. Por besoj që qytetarët shqiptarë kanë qenë të ndërgjegjësuar. Është ulur në mënyrë drastike takimi fizik i njerëzve. Ka një sjellje të re në qytete që dallohet edhe në takime?.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended