Top News - Negative pas 75 ditësh! Modelja italiane shërohet nga Covid-19

  • 4 years ago
Pozitive me koronavirusin prej 75 ditësh, Bianca Dobroiu, modelja 23-vjeçare që u infektua e para në Bolonja nga Covid-19, më në fund është shëruar.

?Këto dy muaj, më janë dukur pafund?, tregon ajo.

E shtruar në spital në fillim të pandemisë, ajo u lejua të kthehej në shtëpi më 5 mars pasi nuk kishte më simptoma. Por, më 18 prill, i kishin komunikuar se tamponi vazhdonte të mos e tregonte negative për dy herë radhazi. Zhvillimi final, mbërriti më 9 maj. Më në fund ajo ishte çliruar nga virusi.

?Edhe unë mund të them më në fund se e munda koronavirusin?, thotë ajo. Të shtunën në fakt, mjekët i komunikuan se ishte negative dhe tani duhet të rikthehet në spital për verifikime të mëtejshme.

?Më kanë thënë se duhet ta kuptojnë më mirë situatën. Prej dy muajsh kam qenë e bllokuar në dhomën time?, thotë ajo, ?nuk e di se cfarë do të bëj tani??

Ndoshta një shëtitje, ndoshta e mbërthyer sërish në krevatin e saj.

?Ndoshta kam harruar si të jetoj ndryshe?, thotë modelja 23-vjeçare.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BiancaDobroiu#Bologna#TopChannel

Recommended