Report TV -Rihapet fasoneria që infektoi me COVID Krujën, Fushë Krujën dhe Kurbinin

  • 4 years ago
Në 24 orët e fundit në Krujë dhe Fushë Krujë janë 3 të infektuar me COVID, nga 43 tampone që janë bërë nga ISHP-ja. Ndërkohë që ditën e djeshme është rihapur duke rinisur punën fasoneria 'Endi shpk', në të cilën u shënua rasti i parë me COVID.

Kjo fasoneri u kthye në vatër infeksioni më pas në Krujë, Fushë Krujë dhe në Kurbin, ku u prekën shumë gra që punonin aty, të cilat infektuan kontaktet e tyre. Gazetari i Report Tv në Krujë Julian Shota raporton se fasoneria është rihapur me leje të drejtorisë së shëndetit publik në Durrës. Ndërmarrja ka rifilluar punë me një numër të reduktuar punonjësish, të cilët nuk u prekën.

Recommended