Pamjet/ Shpërthen vullkani në Indonezi, hi e tym nga mali Merapi

  • 4 years ago
Vullkani më aktiv në Indonezi, Mali Merapi, shpërtheu të martën duke krijuar një re masive hiri që u ngrit deri në 6 mijë metra lart në qiell dhe që mbuloi komunitetet përreth me pluhurin gri e detyroi edhe mbylljen e një aeroporti.


Hiri, i përzierë me rërë, ra mbi qytete deri 10 km larg nga krateri afër kryeqytetit kulturor të Indonezisë, Jogyakarta. Kishte një zhurmë kumbuese për të paktën pesë minuta dhe më pas pash renë e hirit nga shtëpia ime ? rrëfen një banor.

Autoritetet sidoqoftë nuk e kanë rritur nivelin e alarmit por thonë se kanë mbyllur përkohësisht një aeroport ndërkombëtar në solo, rreth 40 km larg nga vullkani. Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë të paktën tre km larg malit Merapo, duke cituar rrezikun e mundshëm nga llava dhe rrjedhat piroklastike, një përzierje që lëviz shpejt e gazit të nxehtë dhe materialit vullkanik.

Shpërthimi i fundit i madh i malit Merapi, në 2010, i mori jetën 300 personave dhe detyroi evakuimin e 280 mijë banorëve. Ndërsa shpërthimi më i fuqishëm daton në 1930, kur 1300 vetë humbën jetën. Vendi në Azinë juglindore, një arqipelag me më shumë se 17 mijë ishuj, ka rreth 130 vullkane aktive dhe ndodhet mbi unazën e zjarrit të paqësorit, një zonë shumë të destabilizuar gjeologjike, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të shpeshta dhe aktivitet të lartë vullkanik.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vullkan#Indonezi#TopChannel

Recommended