Ora News - Spitali i Krumës vuan mungesën e mjekëve dhe infrastrukturës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pa mjekë specialistë, sallë kirurgjie dhe pajisje të tjera të domosdoshme, spitali i Krumës nuk mund tu ofrojë shërbim të plotë mjekësor rreth 30 mijë banorëve që u shërben. Aty janë vetëm 6 mjekë për trajtim ambulator, ndërsa për vizita me specialistë dhe raste të komplikuara banorët e Hasit duhet të udhëtojnë drejt Kukësit ose Gjakovës.

Banorëve të bashkisë Has u duhet të udhëtojnë drejt Kukësit apo Gjakovës në rast se kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale apo një vizitë mjekësore me specialistë.

Spitali i Krumës nuk ka sallë mikrokirugjike dhe vuan mungesën e mjekëve.

Sahit Jaku, Shefi i Shërbimit Parësor: "Ka mungesë të kardiologut, neurologut, otojatrit, okulistit. Tek ne marrin vetëm shërbimet e emergjencës së momentit"

Në shërbim të rreth 30 mijë banorëve të zonës janë vetëm 6 mjekë, të cilët vuajnë mungesa e aparaturave dhe bazës materiale.

Siç pranon Shefi i Shërbimit parësor, ata nuk munden tu ofrojnë banorëve të Hasit trajtimin e duhur pavarësisht përkushtimit.

Sahit Jaku, Shefi i Shërbimit Parësor: Ne na duhej një sallë mikorkirurgjie dhe shumë e domosdoshme është edhe një sallë reanimacioni.

Mjekët e Krumës thonë se në vazhdimësi kanë kërkuar investime nga Ministria e Shëndetësisë në spitalin bashkiak, por deri më tani thirrja nuk është dëgjuar.

Sahit Jaku, Shefi i Shërbimit Parësor: Unë do të bëja një thirrje për rishikimin e buxheteve edhe për spitalet bashkiake, pasi vjen çdo vit edhe më i cunguar.

Mungesa e mjekëve specialistë është një problem që e vuajnë shumë spitale në vend.

Qeveria disa kohë më parë nisi sistemin e patronazhimit dhe rriti pagat për mjekët që shërbejnë në këto zona, por në Krumë askush nuk ka shkuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spitali-i-krumes-vuan-mungesen-e-mjekeve-e-infrastruktures

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended