Ora News - Shqipëria nuk preket nga koronavirusi, 36 persona rezultuan negativ
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet që nuk është prekur nga koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se deri tani janë bërë 36 testime, por të gjithë kanë rezultuar negativ me covid 19. Po ashtu, ministrja thotë se vijnë pajisja me mjete mbrojtëse për të gjithë personelin.

"Vijon që Shqipëria të mbetet e paprekur, praktikisht ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë. 36 raste që janë testuar me koronavirus rezultojnë negative. 1.2 mln maska janë shpërndarë për të gjithë strukturat e sistemit të kujdesit shëndetësore për të siguruar mbrojtjen e personelit", u shpreh ministrja Manastirliu.

Ndërsa Vlora pret ende analizat për 3 raste të dyshuara, për të cilat analizat kanë ardhur pranë ISHP.

Ndërkohë task forca bëri me dije se ka një numër të lartë telefonatash të numrit 127, duke konfirmuar se vendi i karantinës do të jetë gati kur të konfirmohet rasti i parë me koronavirus.

"Karantina është për personat e kontaktit të rasteve të konfirmuara me COVID dhe deri në momentin që ne të kemi një rast, sigurisht që karantinë do të jetë funksionale në momentin e duhur", tha Eugena Tomini.

Task Forca u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiperia-nuk-preket-nga-koronavirusi-36-persona-rezultuan-negativ

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended