Wake Up/ Shefi i Sigurisë Rrugore: Shkelja e rregullave nga këmbësorët shkaku Nr 1 i aksidenteve

  • 4 years ago
Pak ditë më parë Policia e Shtetit, paraqiti ndryshimet dhe gjobat e reja që do të miratohen përsa i përket sigurisë rrugore. Disa nga shkeljet më të rëndësishme të cilat janë në fokus të policisë mund të përmendim: konsumimin e alkoolit, përdorimin e celularit në timon, rripin e sigurimit, parakalimet e gabuara...etj. Përsa i përket atyre që konsumojnë pije alkoolike teksa janë në timon do të rrezikojnë deri në heqje të lejes së drejtimit për 1-2 vite përve? gjobës. Dhe më konkretisht nëse kjo shkelje bëhet në orarin nga ora 19:00-06:00, gjoba do të jetë 30% më e lartë. Po ashtu tepër e diskutueshme ka qenë edhe përdorimi i telefonit në timon, për të cilin gjoba bëhet nga 5-15 mijë lekë të reja dhe përsëritjeje gjoba dyfishohet dhe hiqen patenta 3 muaj. Për mungesën e rripit të sigurimit gjoba do të jetë 1-3 mijë lekë. Përsa i përket parakalimit të gabuar duket se gjoba do të bëhet nga 5-10 mijë lekë. Këto janë vetëm disa nga shkeljet më të shpeshta. Në raste të caktuara do të vihet në zbatim edhe testi i idiotit, si edhe masa të tjera në varësi të llojit të shkeljeve. Për të kuptuar më shumë lidhur me këto ndryshime që do të prekin drejtuesit e papërgjegjshëm folëm sot në "Wake Up" me Skënder Ismaili, Shef i Sigurisë Rrugore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended