Report TV - Favorizimi i 'Alikove‘‘ në Gjykatën e Lartë? Dvorani: Asnjë takim me Henri Çilin
  • 4 years ago
TIRANË - Gjykata e Lartë ka reaguar për herë të parë pas përfshirjes së emrit të saj në përgjimet e dosjes ??Mezhgoran?? në të cilën me ndërmjetësimin e Henri Çilit dosja e rekursit të vëllezërve Alikoj do të trajtohej me përparësi.

Sipas kësaj gjykate ajo dosje i përket tetorit 2019 dhe as nuk është proceduar me përparësi dhe askush se ka lëvizur nga arkiva e gjykatës, pasi aktualisht dosjet që po shqyrtohen i përkasin vitit 2016 sipas radhës kalendarike.

Shkrimet në media se relator i kësaj çështje ishte Ardian Dvorani dhe Çili ishte përgjuar në një takim me një funksionar të lartë i cili mund të ishte Dvorani, Gjykata e Lartë i cilëson si aludime të qëllimta.

E ka takuar apo jo Ardian Dovrani kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë Henri Çilin? Gjykata jep këtë përgjigje: duke ripërsëritur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019.

Po sipas gjykatës së lartë dosjet të cilat aktualisht janë përgatitur nga këshilltarët ligjorë i përkasin 2016 dhe sipas tyre nuk ka asnjë mundësi që çështja e Alikove e vitit 2019 të kalojë jashtë radhe.
Recommended