Ora News - Dvorani: Jam takuar rastësisht me Henri Çilin, dosja nuk është përshpejtuar

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas daljes nga Komisionit Hetimor për ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit të Republikës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kreu i KED, Ardian Dvorani bëri edhe një prononcim për mediat në lidhje me çështjen ?Çili?.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte njohje personale me botuesin Henri Çili, Dvorani u përgjigj se kishte pasur vetëm takime rastësore me Çilin.

Ndërsa referuar dosjes ?Aliko?, ai u përgjigj se kjo dosje nuk është përshpejtuar dhe se ai nuk është dijeni të ndonjë kërkese për përshpejtim procedurash.

Dvorani: Sapo më bë një pyetje nga kolegia juaj brenda, u habita për këtë gjë, për të negociuar. Unë jam i vetmi gjyqtar në detyre në Gjykatën e Lartë. Në soistemi tonë të administrimit të dosjeve, cdo cështje, rreth 35 mijë cështje janë me relator Ardian Dvoranin. Ju e dini se Gjykata e Lartë nuk funksionon, gjyqëtarët që janë në detyrë punojnë intesivisht për të përgatirur relacione, sa më shumë të jetë e mundur që kur të vijnë gjyqëtarët e rinj të kemi mundësi për të përballuar sa më shumë ngarkesë. Duke qenë se Gjykata e Lartë nuk funksionon ky duhet të jetë një spekullim. Uroj që kjo gjë të mos ketë ndodhur, në rastin nuk bëhet fjalë në mënyrë katergorike. Zotin Çili e njoh, nuk jemi miq, jemi salutuar në evente të caktuara, por nuk kam asnjë lloj kontakti me këtë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dvorani-jam-takuar-rastesisht-me-henri-cilin-dosja-nuk-eshte-pershpejtuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended