Rama: Kemi një marrëveshje me Malën. Gregu? Do e shoh ndeshjen me mua

  • 4 years ago
Konferenca për shtyp tek Partizani në prag të derbit veç trajnerit Sormani përpara gazetarëve vuri dhe drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama i cili ashtu si italiani u tregua i gatshëm të fliste për çështje të ndryshme në klub. Padyshim vëmendja kryesore ishte tek Esat Mala, futbollisti u rikthye ne ekipin e parë këtë të mërkurë por a arriti një akord me klubin?

Olsi Rama ? Drejtor i përgjithshëm i Partizanit

??Mala është një investim i klubit i cili gjithmonë ka kërkuar të jetë pjesë e jona. Kemi arritur një marrëveshje dhe ai përket rajonit, ai do jetë gjithmonë lojtar i yni. Akordi i arritur mbetet për t?u firmosur në ditët në vijim dhe është thjesht një formalitet??.

Sa i përket sfidës trajneri Adolfo Sormani u shfaq i qetë duke besuar tek skuadra e tij dhe duke theksuar se nuk ka pse ti trembet Tiranës.

Adolfo Sormani ? Trajner i Partizanit

??Nuk kemi frikë kundërshtarët, dy prej tyre i njoh Bathen dhe Torasën i di mirë kualitetet e tyre por dhe ne jemi stërvitur mirë dhe kam shumë besim tek skuadra imë. Kemi mungesën e Trashit dhe do bëjmë maksimumin por mos prisni t?ju tregoj formacionin. Përsa i përket Malës më pëlqeu mënyra se si u prit në stërvitje dukej qartë që të gjithë e donin dhe u gëzuan për të??.

Në fund një batutë e Drejtorit të përgjithshëm në lidhje me preferencën e djalit të kryeministrit Rama për Tiranën.

Olsi Rama ? Drejtor i përgjithshëm i Partizanit

??Ai ka luajtur basketboll për Tiranën dikur, por nesër do e shoh ndeshjen pranë meje dhe le të bëjë tifo për Tiranën pot ë dojë??.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Partizani#TopChannel

Recommended