Ora News - Borë dhe breshër, moti i keq përfshin vendin
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Moti i keq është rikthyer në pjesën më të madhe të vendit. Në veri e verilindje u regjistruan reshje dëbore, ndërsa në pjesë tjetër shi e breshër. Ndërsa në tokë nuk ka problematika të theksuara, portet kanë pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla.

Reshjet e dëborës u rikthyen në veri e verilindje, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga moti i keq me shi e breshër.

Në qarkun e Dibrës, reshjet nisën me intensitet të lartë në orët e mëngjesit.

Këto pamje vijnë nga qyteti i Bulqizës.

Dëbora ka zbardhur qytetin dhe rrethinat por nuk ka raportime për problematika.

Reshje pati edhe në qytetin e Peshkopisë dhe zonat përrreth.

Që qarkun e Korçës, ARRSH rekomandon lëvizje me zinxhirë dhe goma dimërore në kilometrat e fundit të rrugës së Dardhës për shkak të rrezikut të ngricave.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarkut nuk ka probleme.

Në qarkun e Kukësit, reshje dëbore u regjistuan në Shishtavec ku kanë arritur disa centimetra trashësi.

Këto pamje ndërkohë vijnë nga Vermoshi.

Atje trashësia e dëborës ka arritur disa centimetra duke mbuluar të gjithë zonën.

Në qarkun e Shkodrës dëbora zbriti deri në Razëm, duke i dhënë një pamje magjepëse zonës turistike, por nuk ka problematika.

Ndërkohë për pasojë të erës së fortë problematika ka edhe në portin e Durrësit dhe Vlorës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/bore-dhe-bresher-moti-i-keq-perfshin-vendin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended