Ora News - Moti i keq “bllokon” vendin, probleme në det dhe në tokë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Që prej mesditës së të martës reshje të shumta shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin, duke sjellë pezullim të lundrimeve në Durrës e Vlorë. Në Llogara e në disa akse rrugore janë rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë dhe pemë, ndërsa lajmërohet se 48 orët në vijim do të jenë problematike.

Vendi ka hyrë prej mesditës nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm që pritet të zgjasë për 48 orët në vijim.

Për pasojë problematika janë shfaqur në disa rajone të vendit.

Bregdeti është përfshirë nga erëra të forta me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do të jetë 7. shkalla Boufort.

Në këto kushte, Kapiteneria e Përgjithshme ka vendosur pezullimin e lundrimit në Detin Adriatik për të martën, ndërkohë që në Vlorë tragetet nuk do të lundrojnë të paktën për dy ditë.

Peshkarexhat dhe anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të qëndrojnë në vendstrehime dhe të mos dalin në det të hapur ku forca arrin deri në 9 ballë dhe mbi 3 metra lartësi dallge.

Probleme nuk ka vetëm në det, por edhe në tokë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/moti-i-keq-pezullohet-lundrimi-trageteve-ne-adriatik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended