Sulmi në Gjermani, numri i të plagosurve shkon në 52, 25 Shkurt 2020

  • 4 years ago
Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.


Tetëmbëdhjetë të plagosurit në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë. Në total, 35 njerëz mbeten në spital. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç. Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen.

Motivi mbetet ende i paqartë. Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë ? një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë. Policia tha të martën se ka arrestuar edhe personin e dytë për filmimin e incidentit në Folkmarsen.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sulm#Gjermani#TopChannel

Recommended