“Koronavirusi”, rastet e dyshimta kanë rezultuar negativ, analiza plotësuese për personin e tretë

  • 4 years ago
Dy nga tre personat e testuar, kanë rezultuar negativ nga virusi vdekjeprurës Covid19. Për personin e tretë ende rezultatet nuk janë gati. Tre shtetasit e Maqedonisë kishin udhëtuar në Itali periudhës së shkuar ndërsa në Klinikën Infektive ishin paraqitur vetë mëngjesin e sotëm pas shfaqjes së disa simptomeve të ngjashme me virusin korona. Gjatë ditës së sotme në aeroportin e Shkupit do të ateroj edhe një avion tjetër nga Italia. Ministri i Shëndetësisë tha se po shqyrtohet mundësia që të gjithë udhëtarët që vinë nga vendet e prekura të futen në izolim, dhe jo vetëm ata të cilët do të shfaqin simptome të virusit siç ka qenë deri më tani.