Kosovë, 3 raste të dyshuara/ 2 u kthyen nga Italia, tjetri s’është shtetas kosovar, 25 Shkurt 2020

  • 4 years ago
Rritja e rasteve të personave të prekur koronavirusi në Itali, Serbi e Kroaci i ka shtuar mundësitë që ky virus të arrijë edhe në Kosovë.


Për këtë të gjithë qytetarët e ardhur nga zonat e prekura nga virusi janë duke u kontrolluar në pikat kufitare të vendit. Deri tani 81 shqiptarë që kanë qenë në Itali dhe 11 shtetas kinez janë kontrolluar nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet e të cilëve kanë dalë negative.

?Unë vij nga Stambolli, kam ateruar fillimisht në Shkup dhe aty jam kontrolluar nga mjekët, tash erdha në Kosovë pasi dua të shkoj nga këtu në Podgoricë, edhe këtu janë duke i marrë të dhënat e mija dhe po më bëjnë testet e nevojshme për virusin. Nuk kam frikë nga koronavirusi, vdekja një ditë do të vijë?.

Pjesa më e madhe e tyre kanë kaluar përmes pikës kufitare Vërmicë. Gjatë së martës, tri raste të dyshuara me virusi COVID-19 janë paraqitur në Qendrën Infektive të QKUK-së.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Megjithëkëtë institucionet kanë bërë apel për mos përhapje të panikut pasi rastet e deri tanishme kanë qenë vetëm raste të dyshuara.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Virus#TopChannel

Recommended