Meta dorëzon në SPAK kallëzimin për Gjonajn! Koronavirus?! 'Murtaja quhet rilindje

  • 4 years ago
TIRANË - Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe dy zyrtarë të ministrisë, por pa bërë të ditur emrat e shtetit, të cilët publikisht i akuzoi si pjesë të një strukture të organizuar që po tentojnë grusht shteti në Shqipëri. Në një prononcim për gazetarët pasi dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Meta tha se thirrja në tubim e qytetarëve nuk është e paprecedentë, pasi sipas tij përpara kryeministrisë më 2 mars nuk do të protestohet për Ilir Metën, por për mbrojtjen e kushtetutës. Ai e quajti kryedetyrë dhe krye mision të Presidentit, "shpartallimin" e kësaj përpjekje për grusht shteti siç ai theksoi. I pyetur nga gazetarët nëse tubimi rrezikohet nga koronavirusi që ka shpërthyer edhe në Italinë fqinje, Meta tha se "rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje", duke lënë kështu qartësisht të kuptohet se nuk do të ketë anulim të tubimit për shkak të situatës së koronavirusit.

Recommended