Meta Rreziku me i madh nga murtaja qe quhet rilindje

  • 4 years ago
Materialin e kallëzimit penal për Ministren e Drejtësisë, Presidenti Ilir Meta shkoi ta dorëzojë vetë në Prokurorinë e Posaçme. Por para se të futej në prokurori, i përshëndeti gazetarët me simbolin e Shqiponjës.

Në padi kërkohet hetimi i Gjonajt dhe dy vartësve të saj, për botimin në Fletoren Zyrtare të vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, kreu i shtetit përsëriti akuzat për një skenar për grusht shteti, duke e krahasuar Rilindjen me një murtajë.

I pyetur nga gazetarët për veprimet e tij si President i Republikës, Meta ashpërsoi tonet dhe e quajti protestën e 2 Marsit, dalje në sheshin e betejës.

Më herët, kreu i shtetit kishte zbërthyer në një mesazh në rrjetet sociale, atë që e quan grusht shteti. Qëllimi final sipas tij do të jetë ndarja e Kosovës.

?U ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me ?Etikë? që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar?

Presidenti i kishte kërkuar edhe dorëheqjen Ministres Gjonaj, por ajo e quajti veprimin e tij një marrëzi, ndonëse tha se ishte e hapur për t?u përballur me drejtësinë.

Tv Klan

Recommended