Festivali i Dimrit në Prespë/ Promovohet vera, krapi dhe prodhimet e kësaj zone

  • 4 years ago
Vera e Prespës, krapi dhe prodhime të tjera të zonës së Pustecit janë sjellë në Festivalin e Dimrit në Prespë duke promovuar disa nga produktet tradicionale të zonës.


Të prodhuara në mënyrë artizanale ato janë traditë e çdo familje të Pustecit ndërsa janë ndërthurur me vallet e Shqipërisë Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Banorët tregojnë se e kanë trashëguar prodhimin e tyre brez pas brezi ndërsa mbeten një atraksion për turizmin.

Festivali i Dimrit i organizuar prej vitesh në Pustec është ndër të paktat aktivitete që synon të nxitë zhvillimin e turizmit në zonën ku ndërthuren traditat me natyrën e veçantë.

Tava e krapit e gatuar në një mënyrë të veçantë e ndërthurur me shijen e verës bio mbeten një prej elementeve më të njohur të kësaj zone e cila turizmin e ka ende pak të zhvilluar pavarësisht potencialit të madh.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Festival#Prespe#TopChannel

Recommended