Donacionet për rindërtimin, Islami: Do ketë ndikim në buxhet. Rama ka dyfishuar borxhin
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista
Të premten u publikuan shifrat zyrtare për paratë e grumbulluara në Konferencën e Donatorëve, fonde që do të përdoren për rindërtimin. Më pak se 1/3 e shumës janë grante, ndërsa pjesa tjetër është hua. I pyetur në lidhje me këto shifra, Kastriot Islami tha në studione lajmeve të Ora Neës, se borxhi i Shqipërisë do të rëndohet. Madje, ai tha se Edi Rama e ka dyfishuar borxhin publik.
Kastriot Islami: Shqipëria pati një tërmet, por ekspertët thanë se pasojat e tërmetit erdhën më shumë jo nga tërmeti por nga qeveria. Nëse do ishin marrë disa masa minimale nuk do kishte 51 viktima. Viktimat në përgjithësi shpëtojnë ditën e parë dhe ditën e dytë. Shqipëria nuk ka grupe emergjencash dhe i lanë atje disa ditë. Ai tërmet vuri në dukje kriminalitetin dhe injorancës që ka në parlament. Shumica e dëmeve erdhën për shkak të qeverisë. Përgjegjësi më i madh i katastrofës ndërtuese në Shqipëri është Edi Rama. Të gjithë këta të KÇK-së i ka thirrur për të vjedhur votat. Duhet para se sa të vërteta janë ato projektet. Normalisht në çdo vend të botës defektet përballohen me buxhetin e shtetit. Ka një eksperiencë, në përgjithësi ka Konferenca Donatorësh ku bëhen premtime. Por premtimet realizohen deri në masën 40%. Të gjitha këto e rëndojnë borxhin. Kur ka ardhur Edi Rama në 2013 ka ndenjur dy vjet duke akuzuar Berisha e ka fajin. Tani po e lë borxhin dy herë më të madh seç e gjeti. Për një vend si Shqipëria me ekonomi të brishtë, borxhi e rëndon shumë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/donacionet-rindertimin-islami-do-kete-ndikim-ne-buxhet-rama-ka-dyfishuar-borxhin

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended