“Prodhimet tona nuk po shiten”/ Lushnje, fermerët zënë rrugët
  • 4 years ago
Qindra fermerë të Lushnjes, Fierit dhe Beratit u mblodhën në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Savrës.


Ata protestuan për gjendjen e rëndë, që sipas tyre po kalon bujqësia shqiptare. Fermerët ankohen se prodhimet në sera u mbetën pa shitur, sepse nuk ka treg, mungojnë subvencionet dhe çmimi i karburantit për mjetet bujqësore është i shtrenjtë. Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka thotë se kërkojnë dialog me qeverinë.

?Pikat që fermerët i kanë paraqitur qeverisë janë ngritja e një laboratori për tokën dhe produktet bujqësore, subvensionimi 100 lekë për litër i qumështit, rregullimi i TVSH-së, shërbimi i agronomisë dhe orientimi i fermerëve, rregullimi me ligje për të marrë fatura nga tregtarë dhe rimbursimi në fatkeqësi natyrore.?

Në fund të protestës, fermerët derdhën qumështin dhe hodhën produktet bujqësore në rrugë. Marshimi i tyre për të bllokuar autostradën Lushnje-Fier u pengua nga efektivët e policisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lushnje#Farmers#TopChannel
Recommended