Lezhë, hapet panairi i gjelit të detit, fermerët: Mundësi e mirë për prodhimet tona

  • 5 years ago
Prodhuesit e gjelit të detit Zadrima janë bërë pjesë e një panairi të organizuar në qytetin e Lezhës, duke synuar jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, por ndërkohë për të afruar së bashku rritësit dhe konsumatorin. Fermerët i janë përmbajtur traditës, ndonëse sipas tyre nuk mungojnë edhe vështirësitë për rritjen e këtij shpendi, ndërsa blerësit flasin për vështirësi financiare.

Nën Kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi, u shpreh se ky panair është një mënyre e mire për promovimin e gjelit të detit, por edhe të produkteve të tjera që ofron rajoni i Lezhës. Promovimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës së Zadrimës, shihen si një mundësi që u krijohen blegtoreve dhe fermerëve të Lezhës për rritjen e prodhimit të tyre dhe lehtësi për sigurimin e tregjeve.

Recommended