Peqin, panairi i gjelit të detit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpendët sigurisht që nuk e dinë se pas panairit, shumë prej tyre do të përfundojnë në treg dhe më pas do të bëhen pjesë e tryezave të natës së vitit të ri. Panairi i gjelave të detit në qytetin e Peqinit, e kthyer në një traditë tashmë për këtë zonë. I pranishëm në këtë aktivitet ministri i bujqësisë Edmond Panariti theksoi se tashmë ka ardhur koha që fermerët të ndërgjegjësohen për produktet e tyre. Ndërsa deputetit i zonës Alfred Peza u shpreh se kjo traditë duhet të vazhdojë. Shumë banorë të zonës, por edhe të ardhur posaçërisht për të marrë pjesë në këtë panair tradicional e kanë shfrytëzuar aktivitetin për të blerë gjelin e detit që rritet në këtë zonë dhe që njihet për shijen e veçantë të tij.

Recommended