Vlorë/ Flet bashkëshortja e të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme: Ja çfarë kishte brenda qeseve
  • 4 years ago
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga bllokimi i tragetit në portin e Vlorës ku në të kishte mbetje të rrezikshme për njerëzit.


Mbetjet dilnin nga trageti përmes një biznesi të autorizuar për t?u futur në port, nxirreshin mbetjet e rrezikshme dhe groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë.

Ishte pikërisht firma ?Kornuzi? në lagjen ?24 Maji? me aktivitet prej vitit 2007, që nxirrte mbetjet. Pronar Zamir Kornuzi, 46 vjeç, është vënë në pranga. Ndërkohë bashkëshortja e tij është shprehur se ata kishin marrë 5 qese dhe në to kishte një material ?lesh xhami? që përdoren në pajisiet elektroshtëpiake kundër nxehtësisë.

?Ky është materiali që ishte aty. Kjo është në çdo sobë, frigorifer, në çdo pajisje që ka problem nxehtësinë. Dje ka mbërritur. Kjo ishte në ato 5 qeset që ishte me plehra? tha ajo.

Policia ka arrestuar 6 persona: Festim Tafa , kapiten dhe Kujtim Xhafellari zëvendës kapiten i tragetit S.T.Damian, Arber Cuni, shoferi i furgonit ku u gjetën mbetjet. Po ashtu janë arrestuar si dhe Drejtori operativ i agjencisë Euroferries.

Ata po hetohen për Veprat penale Kondrabandë me mallra te ndaluar ose te kufizuar. policia dyshon se ky është një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant, të cilat nga Italia do të groposeshin në qytetin e Vlorës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlora#MbetjeKimike#TopChannel
Recommended