Wake Up/ Branka Petriç hap pas 10 vitesh valixhen e kujtimeve të bashkëshortit Bekim Fehmiu

  • 4 years ago
Aktori me famë botërore, Bekim Fehmiu në qershor të këtij viti bën 10 vjet që është ndarë nga jeta. Me rastin e 10-vjetorin të ikjes së tij fizike nga kjo botë regjisori Valmir Tertini dhe gazetari Fahri Musliu po realizojnë të parin dokumentar dedikuar jetës dhe karrierës së aktorit shqiptar që në kujtesën e të gjithë është skalitur me rolin e Odesesë. Siç tregoi regjisori Valmir Tertini në studion e Wake Up, ky është një film-dokumentar që zgjat deri në 90 min, dhe që vjen në formën e intervistave ekskluzive nga të afërm, miq, artistë që e kanë njohur nga afër aktorin e natyrisht që nuk kishte si të mungonte edhe një intervistë e gruas së Bekim Fehmiut, aktores Branka Petriç. "Rrëfimi i Branka Petriç është pika kulminante e këtij dokumentari. Ajo për herë të parë hapi pas 10 viteve valixhen ku ruante gjithçka që i përkiste bashkëshortit të saj. aktorit Bekim Fehmiu. Në intervistën e saj ajo qan, qesh, këndon dhe rrëfen për herë të parë detaje nga jeta personale me Bekimin"- tha regjisori Tertini.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel