Ora News - Dëmtohen gështenjat e Pogradecit, sëpata e paligjshmërisë bën kërdinë mbi pemët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Sëpata e paligjshmërisë po bën kërdinë në pemët e gështenjave që përbëjnë kurorën e gjelbër të Pogradecit, por edhe një mundësi të mirë fitimi për shumë familje që mbledhin frutat.

?Të ndërgjegjësohen se marrin të mirat materiale, marrin kokrrat?.

Prerja e pemëve frutore për ngrohje është kthyer në problem serioz për Administratën e Zonave të Mbrojtura.

?Janë të prekur të tre fshatrat. Janë disa individë specifikë që i dëmtojnë për arsye ekonomike, i presin dhe i tregtojnë.?

Specialistët thonë se janë çdo ditë në terren, por nuk i kanë burimet e mjaftueshme njerëzore për të ndaluar fenomenin.

Ndaj kërkojnë më shumë bashkëpunim me inspektorët e pyjeve, bashkinë e Pogradecit e Policinë e Shtetit.

Vitin e kaluar u proceduan 50 raste të prerjes së gështenjave, por masat siç duket nuk kanë dhënë efekt.

?Duhet një bashkëpunim mes institucioneve, duke përfshirë shërbimin pyjor të bashkisë, policët e zonës dhe besoj se do t?i jepet fund këtij fenomeni.?

Masivi i gështenjave të Pogradecit shtrihet në rreth 600 hektarë.

Sipas të dhënave të vitit 1970, ato përbënin thuajse 1/5 e gështenjave në të gjithë Shqipërinë

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/demtohen-geshtenjat-e-pogradecit-sepata-e-paligjshmerise-ben-kerdine-mbi-pemet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp