Me i pasuri i botës vihet në lojë në çmimet Oskar

  • 4 years ago
Jeff Bezos e rimori përsëri fronin e më të pasurit të botës, dhe i përforcoi përfundimisht pozitat në fillimin e muajit shkurt kur pasuria e tij u llogarit në 113 miliardë dollarë. Përpara kësaj, i ishte dashur t`ia lëshonte shkurtimisht vendin e parë në listë themeluesit të Microsoftit, Bill Gates. I ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar, Bezos nuk i shpëtoi shpotive të aktorit Chris Rock, i cili ? u kap? me martesën e dështuar të njeriut më të pasur të botës.


Jeff Bezos është këtu. Ka para. Kur firmos ai çekun, banka hidhet përpjetë. Jeff Bezos është aq i pasur sa edhe pse u divorcua, vazhdon te mbetet njeriu më i pasur në botë. Pa Marriage Story dhe iu duk komedi.

Vetë Bezos në sallë u argëtua mjaft me batutat në emër të tij. Miliarderi u nda nga e shoqja MacKenzie pas 25 vitesh martesë. Ai u kap në flagrancë me një të dashur, dhe duket se kishte disa kohë me këtë lidhje paralele. Pas ndarjes, Bezos u detyrua t`i jepte të shoqes aksione nga kompania e tij Amazon me vlerë 35 miliardë dollarë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Oscars#JeffBezos#TopChannel

Recommended