360 grade - Shkodra s'gjen qetësi, "Bajri" dhe "Doci" në pengmarrjen e Jakës, atentati tek pedonalja

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #360grade

Pengmarrja dhe vrasja makabre e Jan Prengës 17 janar 2020 në Kamëz, ka zbuluar edhe anëtarë të familjes Bajri dhe Doçi, në Shkodër të përfshirë në një ngjarje pas të cilës dyshohet se fshihet sasia rekord prej 283 kilogram kokainë, të cilën vëllai i viktimës nuk e dorëzoi tek ?pronarët?.

Nga të dyja familjet janë shpallur në kërkim M.Bajri dhe Gentian Doçi. Pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e konflikteve të grupeve kriminale të Hajrave në Shijak dhe Doçit në Shkodër, me vëllanë e Prengës në Angli, Astrit Prenga për pazaret e kokainës.

Familja Bajri dhe ajo Doçi në Shkodër, janë 2 subjektet e listës prej 200 emrash që 12 drejtoritë vendore të Policisë kanë dërguar në Policinë Kriminale. Efektivët e OFL-së, i sekuestruan familjes Doçi në Shkodër, një vilë 4 katëshe me pishinë, një banesë dykatëshe në lagjen ?Bleran?, toka e mjete motorrike.

Por veprim më I fundit I cuditshëm, ishte ai I dhënë nga Gjykata e Posaçme e cila dërgoi dosjen ?Bajri? në Prokororinë e Shkodrës, pasi konstatoi se SPAK nuk është kompetent. Mbi 11 personat e arrestuar 2 vite më parë, në kuadër të operacionit OAZ si pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar, Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ata do të hetohen tashmë nga Prokuroria e Shkodrës.

E ndërsa Operacioni Forca e Ligjit vepronte ndaj pasurive të grupeve kriminale, qyteti I Shkodrës u përgjak mu në zemër të tij, në pedonalen aq shumë te frekuentuar nga qytetarët. Rreth orës 22.30 të 5 shkurtit, në rrugën Kol Idromeno, nga një përplasje me armë mes të rinjsh, mbeti e plagosur aksidentalisht në këmbë, 35-vjeçarja, Liljana Jeremija e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Objektiv i kësaj goditje me armë dyshohet të ketë qenë I riu Mirsad Meta nga Bërdica, I cili në momentin e ngjarjes sapo kishte parkuar automjetin e tij BMW, në pedonale. 28 vjecari nga Durrësi, Ension Buraku I mbështetur edhe nga shokët e tij ka qëlluar 6 herë në drejtim të Metës, por asnjë nga plumbat nuk e ka prekur objektivin e këtij atentati, ndërkohë është plagosur rastësisht 35- vjeçare Liljana Jeremija. Policia e Shkodres ka vene ne pranga 3 të rinjtë dhe Ension Buraku 28 vjec dhe Ardjan Rexha 31 vjec të dy nga Durresi dhe Riad Xheladinin 21 vjec shqiptar nga Shkupi, ndërsa ka shpallur në kërkim Mirsad Metës. Sipas policisë, ngjarja ka motiv prishjen e marrëveshjeve për drogën në Gjermani mes dy grupeve të të rinjve.

/Nderkallje e pergatitur për emisionin 360 grade/

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shkodra-nuk-gjet-qetesi-grupet-bajri-dhe-doci-n137-pengmarrjen-e-jakes-dhe-atentati-tek-pedonalja

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora ...

Recommended