Report TV - Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet, 230 banorë e gdhijnë nën çadra
  • 5 years ago
Emergjencat Civile njoftojnë se 230 banorë në Korçë, pjesë më e madhe në fshatin Floq e kanë kaluar natën jashtë në çadrat që u ngritën nga Forcat e Armatosura pas tërmetit që u regjistrua dje, ndërsa lëkundjet ende vijojnë.

"Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafëzes. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti" njoftojnë Emergjencat Civile.

Banorëve ju është siguruar ushqimi, uji i pijshëm, krevate dhe batanije. Frika dhe paniku ndihet ne cdo familje ne fshatin Floq. Përpos ditës së djeshme ku u regjistruan mbi 20 lëkundje pas tërmetit 5.3 ballë edhe sot kanë vijuar. Prej orës 00:35 minuta deri në 06:37 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 10 lëkundje me magnitudë deri në 3.5 ballë duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e juglindjes së vendit.

Epiqendra e tërmetit është fshati Floq. Mes banorëve te evakuuar ka shumë fëmijë e gra, madje dhe shtatzëna. Drejtori i përgjithshëm Haki Cako ishte dje me banorët që u prekën nga këto lëkundje ku deklaroi angazhim maksimal të institucioneve.
Recommended