Përballja e parë Kurti-Vuçiç/ Në konferencën e Sigurisë në Mynih, në panel edhe Kryeministri Rama

  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih.


Kurti e theksoi për REL se nuk u takua veçant me presidentin serb. ?Unë nuk jam takuar me Vuçicin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor?, u shpreh shefi I ekzekutivit Kosovar pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Diskutimi u zhvillua në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë, e cila i nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

Kurti nuk dha detaje mbi debatin me dyer të mbyllura, duke respektuar kështu rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejon të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules). Megjithatë, ai e pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët. ?Vuçiç ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm?, sqaroi kryeministri kosovar. Vuçiç tha më herët se është takuar me Kurtin në Mynih dhe se takimi ka qenë ?i ashpër?.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçiç shtoi se ka luftuar për interesat e Serbisë. Edhe ai nuk nxori detaje nga debati i mbyllur, por deklaroi se ?ka folur të vërtetën? dhe se ka mbrojtur popullin serb ?në mënyrën më të mirë të mundshme?. Diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Mynih të Gjermanisë shënoi herën e parë të pjesëmarrjes së Kurtit dhe të Vuçiçit në të njëjtën tryezë. Kurti deklaroi një ditë më parë se për dy marrëveshjet e nënshkruara në Berlin, zyrtarët nuk kishin marrë autorizimin e qeverisë së re as për të negociuar e as për të firmosur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVuçiç#AlbinKurti#TopChannel

Recommended