Franca injoron SHBA/ Nuk e përjashton Huawein nga 5G

  • 4 years ago
Pavarësisht kërkesës së SHBA-së, Franca deklaroi se kompania kineze e telekomunikacionit Huawei, nuk do të përjashtohej nga furnizimi i pajisjeve për rrjetet 5G, ndonëse ajo mund të jetë subjekt kufizimesh.


?Nuk ka asnjë diskriminim ndaj Huawei, ai nuk do të përjashtohet nga 5G në Francë?, tha ministri francez i Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Maire, për televizionin BFM. Le Maire shtoi se për çdo rast, ?shteti francez do të marrë masa paraprake për të mbrojtur interesat sovrane, veçanërisht në afërsi të instalimeve bërthamore dhe ushtarake?.

Vendet të ndryshme, nuk po i binden apelit të Amerikës për të mos bashkëpunuar me kompaninë kineze, të cilën Washington e konsideron rrezik për sigurinë kombëtare. Në fund të janarit, edhe Mbretëria e Bashkuar vendosi të lejojë kompaninë kineze Huawei, të vazhdojë operimin në rrjetin 5G, e shumë shpejt pas këtij vendimi, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi një vizitë në Londër. Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta. Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet, dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Franca#Huawei#TopChannel