AAK:Protesta për taksat/“Kosova s' ka instrumente politike për të zbatuar reciprocitet ndaj Serbisë”
  • 4 years ago
Kosova mund t?ju kthehet protestave pas heqjes së masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.


Për ta parandaluar këtë vendim të Qeverisë Kurti, partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do të shfrytëzojnë çdo mjet demokratik.

Deputeti, Pal Lekaj këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të grupit parlamentar.

AAK-ja thotë se Kosova nuk ka instrumente politike për të zbatuar reciprocitet ndaj Serbisë.

Ata kanë treguar se do të nisin mbledhjen e mbi 40 nënshkrimeve të deputeteve, të nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.

Përfaqësuesi amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka ripërsëritur gjatë së martës kërkesën për heqjen e taksës, duke thënë se ?tarifat duhet të hiqen në mënyrë që të ketë investime, e ky është thelbi?.

Ky vendim pritet të jetë vendimi i parë i Qeverisë Kurti, por të zëvendësohet me reciprocitet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#AAK#TopChannel
Recommended