OFL, në shënjestër dy të dënuar/ Bardhok Pllanaj në Koplik dhe Alberto Lame
  • 4 years ago
Operacioni Forca e Ligjit, ka hyrë në javën e dytë të punës së saj, për marrjen e masave për pasuritë e individëve të dënuar apo akuzuar për krime të rënda.

Të hënën kjo strukturë i ka dërguar kërkesën për deklarimin e burimeve të pasurisë dy personave të tjerë.
Subjekti i parë të cilit i ka shkuar ky formular është Bardhok Pllanaj, më banim në Koplik, Shkodër. Ai rezulton i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Po ashtu Pllanaj njihet në qytetin verior edhe si biznesmen me lidhje të forta politike. Në 2018-ën, ai u vu në prangat e policisë për shkak se kishte ndërtuar një pallat 10 katësh, pa leje, në lagjen Dobraç.

Ky pallat me vlerë rreth 2 milionë euro, në atë kohë u vu nën sekuestro, pasi hetimet tregonin që objekti ishte financuar nga të ardhura që prejardhja e tyre dyshohej nga aktivitetet kriminale të kryera më parë nga Bardhok Pllanaj.

Subjekti i dytë që të hënën u njoh me këtë kërkesë për deklarimin e pasurisë është Alberto Lame i njohur edhe si Alberto Koschiek. Ai rezulton i dënuar në gjermani në fushën e lëndëve narkotike.

Lame, në 2018 u vu në pranga së bashku me 13 shqiptarë të tjerë për shkak se po transportonin nga Ekuadori në Gjermani, një sasi kokaine prej 1.8 ton, vlera e së cilën në treg do të kapte më shumë së 400 milionë euro.

Alberto Lame, i njohur edhe si koka e bandës së bananeve, ka qenë në të njëjtin grup të arrestuarish me Emiljano Hysenaj. Edhe këtij të fundit, Operacioni Forca e Ligjit, javën e shkuar i dërgoi kërkesën për deklarimin e burimeve të pasurisë.

Ashtu siç e përcakton edhe ligji special për këta subjekte të përfshirë në aktivitete kriminale, ata do të duhet që brenda 48 orëve të kthejnë përgjigjet për pyetjet e bëra, të cilat më pas do të dërgohen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ForcaeLigjit#SPAK#TopChannel
Recommended