Nena: E nxoren nga inkubatori para kohe, djali u semur rende

  • 4 years ago
Emisioni ?Histori ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një nënë, e cila nuk ka dashur të identifikohet dhe në program quhet me emrin Mira. Ajo prej 33 vitesh është duke u kujdesur për djalin e saj, i cili ka prapambetje mendore, por gjithashtu edhe probleme në të folur dhe me dëgjimin.
Nëna tregon se djali ka lindur para kohe dhe u vendos në inkubator, por sipas saj mjeku e nxori para kohe edhe prej aty sepse do lyhej materniteti.
Pak ditë më vonë, djali u sëmur rëndë dhe kaloi një temperaturë të lartë. Fatmirësisht gjendja e tij u përmirësua, por Mira kuptoi se me djalin e saj diçka nuk shkonte dhe gjatë kontrolleve zbuloi se ai nuk dëgjonte dhe më pas ato filluan ti shfaqeshin edhe problemet e tjera.

Recommended