I vdes djali nga Covidi, nëna lutje për tjetrin e humbur: Biri im ngela e vetme, kthehu…
  • 3 years ago
Një foto eksluzive, siguruar në emisionin ?Pa gjurmë? në Report TV, ku dyshohet se bëhet fjalë për Renato Qerimin i humbur në vitin 2000 fsheh ende një të vërtetë të madhe. Fotoja ekskluzive iu tregua në studio nënës së 45-vjecarit, e cila prej shumë muajsh paraqitet thuajse çdo ditë në redaksinë e emisionit ??Pa gjurmë?? në kërkim të djalit. Pas shumë kërkimeve, në redaksinë e emisionit ??Pa gjurmë?? 9 muaj më parë, për herë të parë mbërriti një nga informacionet më të rëndësishme, që ndezi një dritë jeshile për fatin e të riut nga Skrapari. Një telefonatë nga Greqia dha një vendndodhje të mundshme të në tokën helene. Emigranti shqiptar pretendoi se e njeh prej vitesh këtë 45-vjeçar dhe se ishte i sigurt se imazhi në foton vënë në dispozicion për ??Pa gjurmë?? është i Renato Qerimit.
9 muaj më pas nga ky zhvillim, që ndodhi në studion e emisionit ?Pa Gjurmë? historia e Renato Qerimit rikthehet për të disatën herë në vëmendjen e publikut, ndërsa nëna e tij Zenqine ka një mesazh të fortë për t?i transmetuar. Jo vetëm çfarë është arritur të zbardhet derimë tani ? A është vërtetë ai imazhi i shfaqur i Renato Qerimit ?
Recommended