Aeroporti i Kukësit zgjidhet mbikëqyrësi i koncesionit

  • 4 years ago
Afro 1.5 milionë euro do të kushtojë monitorimi I kontratës koncesionare PPP të aeroportit të Kukësit.


Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituese të tenderit shoqërinë ?Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN? sh.p.k , e cila duhet mbikqyrë zbatimin e punimeve, të bëj verifikimin e të gjithë dokumentacionit përkatës, të licencave, të autorizimeve dhe të lejeve.

Aeroporti i Kukësit, iu dha me koncesion një vit më parë një konsoerciumimes dy shoqërive shqiptare ?Global Technical Mechanichs? dhe ?Bami? sh.p.k. Afati është 35 vjet, ndërkohë që kompanitë shqiptare duhet të investojnë rreth 8 milionë euro për të vënë në punë aeroportin e Kukësit.

Projekti parashikon zgjerimin e pistës, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për fluturimet me kosto të ulët duke qenë se për nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët. Në studimin paraprak të vizibilitetit, është vlerësuar se përmes aeroportit të Kukësit do të udhëtojnë mesatarisht 300 mijë pasagjerë në vit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aeroporti#Koncension#TopChannel

Recommended