Aeroporti i Kukësit/ Zgjidhet mbikqyrësi i punimeve! Oferta: 175. 4 milionë lekë pa TVSH

  • 4 years ago
Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim IKN është shpallur fituese për tenderin për Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit. Njoftimi është bërë i ditur në buletinin e APP-së, ku thuhet se në garë morën pjesë katër kompani ku tre ofertat e para ishin bashkime kompanish.

Fondi limit për këtë kontratë ishte 175. 4 milion lekë pa TVSH, dhe oferta e bërë nga kompania në fjalë IKN ka ofruar të njëjtën vlerë dhe është vlerësuar me 94.1 pikë, duke u identifikuar si oferta e suksesshme. Kompania e shpallur fituese do të monitorojë zbatimin e kontratës koncesionare të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, duke mbikëqyrur zbatimin e punimeve.

Recommended