Pirateria në Voskop/ Kabllori që vjedh kanalet e Digitalb, banorët paguajnë 600 lekë në muaj
  • 4 years ago
Pirateria televizive ka lulëzuar në mbarë vendin. Kësaj herë piratët i gjetëm në Voskop, fshat ky vetëm 5 kilometra larg Korçës. Kabllori i Voskopit prej vitesh piraton kanalet televizve të plartformës DigitAlb. Ne shkuam në shtëpinë e një abonenti ku na tregoi se për të ndjekur 85 kanalet çdo fillim muaji paguan 600 lekë.

Banorët:

Çfarë shikoni më shumë në televizor?

Filma aksion.

Në televizor me DigitAlb apo kabllor?

Digitalb. Kabllor. Kabllor. Kabllor.

Çfarë shikon më shumë në të?

Film Aksion.

Kabllori i Voskopit piraton çdo patentë ekskluzive që posedon DigitAlb. Top Channel, Top News, por edhe News 24, Ora News, Film Hits, Film Aksion, Digi Autor, MY Music si dhe të gjitha ndeshjet e kampionatit italian të cilat transmetohen në kanalin SuperSport 2. Ne pamë se në qendrën kombëtarë të biznesit ky biznes është i regjistruar në emër të shtetasit Anesti Zguro. Gazetaret kontaktuan me piratin e radhës, por ai mohoi biznesin e tij, edhe pse faktet tregojnë të kundërtën.

Në qendrën kombëtarë të biznesit gjetëm dhe një tjetër aksioner të kësaj piraterie, por që prej vitesh kishte hequr dorë nga kjo vjedhje. Ai tha se tashme biznesi drejtohet nga Anesti Zguro dhe Ylli Musaka. Gjithashtu ne telefonuam bashkëpronarin e Kabllorit të Voskopit, që në këtë rast ishte Ylli Musaka. Por edhe ky pirat e mohoi faktin që është pronar kabllori dhe që piraton kanalet ekskluzive te DigitAlbit.

Dhoma e serverit nga ku ndodh pirateria është në Voskop, por shtrirja gjeografikë e kësaj vepre penale përfshin disa fshatra si Voskop, Voskpojë, e deri në shtëpitë e Dvoranit. Ky investigim është një nga provat që duhet të bëjnë të lëvizin autoritetet por edhe prokurorinë e Korçës, për të hetuar dhe ngritur padi në gjykatë ndaj piratëve që vjedhin të drejtat ekskluzive të DigitAlb.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Voskop#Digitalb#TopChannel
Recommended