Prokurorja mbron hajdutin/ Ollga Visi mbylli hetimin pas padisë së Digitalb për piratuesit

  • 4 years ago
Ky që shihni në foto është Dritan Memushi, sot pronar i një rrjeti kabllorësh në Ersekë, Tepelenë dhe Ksamil.


Prej vitesh ai piraton kanalet televizive dhe programet e platformës Digitalb. Për këto vjedhje Digitalb vendosi të dorëzojë një kallzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë në Gusht të vitit 2019.

Prokurori që u mor me këtë rast ishte Oli Visi, për ta ndihmuar në hetim Digitalb i dorëzoi një video ku më zë dhe figurë tregohej vjedhja e kanaleve të platformës Digitalb.

Për prokuroren Oli Visi, këto prova ishin të pamjaftueshme, dhe si për fundim ajo kërkoi pushimin e çështjes. Ollga Visi, e cila mban detyrën e prokurores para një kallëzimi të tillë duhej të kishte nisur hetimet dhe minimumi që mund të bënte është të dërgojë një officer të policisë gjyqësore në shtëpinë e një abonenti të Erseka sat në Kolonjë dhe do të konstatonte veprën penale që kryen Dritan Memushi.

E nëse hetimi do të shtrihej më tej duke urdhëruar një oficer të policisë gjyqësore të Ersekës do të shikonte dhomën e serverit ku dhe nga larg duket një parabol e digitalbit.

Përkundra kësaj prokuroria Ollga Visi, vendosi të mos hetoj por t?I rrahë shpatullat Dritan Memushit. Top Channel kërkoi një takim me prokuroren për t?i treguar asaj hetimin tonë, ku pasqyrohet pirateria televizive.
SINKRON OLLGA VISI, PROKURORE KORCE

GAZETARJA: Alo, përshëndetje si kaloni?
O.VISI: Mirë.
GAZETARJA: Jam Rudina Muca, gazetare pranë Top Channelit. a mund të takohemi nga afër?
O.VISI: Jam në punë në gjykim.
GAZETARJA: Po pas punë?
O.VISI: Pas punë jam në shtëpi.
Dritan Memushi, ish kandidat i pavarur për bashkinë e Tepelenës, sot me ndihmën e kësaj prokurores Ollga Visi piraton lirisht, edhe pse Gjykata e Rrethit të Korçës urdhër prokuroren të kryej hetime të thellura.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Digitalb#DritanMemushi#TopChannel

Recommended