Konfuzion në qeveri? Reciprociteti ndan Kurtin me Mustafën
  • 4 years ago
Vazhdimi i dialogut Kosovë -Serbi, i lidhur ekskluzivisht me heqjen e taksës 100 përqind, është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet ekzekutivi i ri t Albin Kurtit.


Marrëveshja LVV ? LDK, e saktëson se kjo masë do të hiqet, për t?u zëvendësuar me reciprocitet të plotë politik dhe ekonomik ndaj Serbisë. Por mënyra sesi kjo do të realizohet, nuk po shihet me të njëjtin sy nga partnerët e koalicionit. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha për Gazetën Express se reciprociteti është kompleks dhe me pasoja shumëdimensionale.

Pozicioni që Qeveria e re e Kosovës do të marrë në raport me taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, pritet të jetë një hap vendimtar në lidhje me vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin kryeministër, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se pret prej saj që ta ?heqë taksën menjëherë?.

Të mërkurën, Kurti paralajmëroi zëvendësimin e taksës prej 100% të vendosur nga qeveria e kaluar mbi importet serbe e boshnjake, e në një linjë me të u shfaq dhe Vjosa Osmani, e cila sqaroi megjithatë në Facebook se për këtë do të nevojitet më parë një studim. Mustafa tani thotë se reciprociteti është kompleks dhe ka pasoja shumëdimensionale, dhe se qeveria duhet të gjejë një rrugë më të mirë me të cilën pajtohen si Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe Bashkimi Evropian.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#IsaMustafa#TopChannel
Recommended