Policia arreston Albin Kurtin VV mblidhet para komisariatit
  • 9 years ago
KOSOVË ? Policia e Kosovës ka arrestuar dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufca, të cilët së bashku me dy aktivistë të tjerë të VV-së ishin duke u kthyer nga aktivitetet në Shkup dhe u ndaluan në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje në një reagim për mediat thotë se, ?rreth 10 policë i kanë mbajtur të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t'i arrestojnë ata?.
VV i ka konsideruar këtë veprime të papranueshme dh se do ta tensionojnë situatën politike.

Pasi Kurti dhe Konjufca u dërguan në stacionin policor në Prishtinë, ky i fundit u la i lirë. Ndërsa ish-kreu i VV-së mbahet ende në polici.Aktivistë të VV-së kanë nisur të qëllojnë me gurë stacionin e policisë.

"Nuk kishin asnjë arsye dhe as fletë arrest. Kërkuar mqë të na tregohet arsyeja pse po arrestohemi. Ata thanë që nuk e kanë fletëarrestin por do ta arrestojnë Albin Kurtin. Janë arrestuar katër persona, pas disa minutave na liruan, por vetëm Albin Kurti ka fletë arrest. Jemi mbledh me qindra aktivistë në solidarizim për lirimin e Kurtit?, u shpreh Konjufca në një lidhje telefonike për ReportTV.

Arrestimi i Kurtit dyshohet se ka të bëjë me veprimet e tij në parlamentin e Kosovës, ku lëshoi gaz lotsjellës gjatë bllokimit të seancës.
Recommended