Ardi Veliu nën ‘ethet’ e vettingut

  • 4 years ago
Subjekti i radhës i procesit të vettingut të policisë është drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.


Komisioni i vlerësimit për sa i përket pasurisë, ka vlerësuar se:

Ai ka deklaruar apartament në tr. 79 mijë euro. Kredi 5 mln lekë dhe të ardhura familjare. Aktualisht jeton në një shtëpi me qira me bashkëshorten.

Deri më tani rezultojnë 37 mijë euro të paguara për apartamentin. Objekti ku është prenotuar apartamenti është në ndërtim e sipër. Depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.

Po ashtu rezulton të ketë 5 mijë euro në bankë nga shitja e një automjeti. Sipas komisionit ka përputhje të deklarimit të tij me përgjigjet e marra nga institucionet. Bashkëshortja ka deklaruar 2 mln e 400 mijë lekë të dhuruara nga prindërit. Në deklaratën e prindërve të bashkëshortes së Veliut thuhet se shuma është dhuruar pas shitjes së një apartamenti në Vlorë.

Nga hetimi rezulton se Ardi Veliu ka deklarim të saktë. Ka burime të ligjshme. Nuk ka bërë deklarim të rremë. Nuk ka fshehje të pasurisë. Aftësitë profesionale rezultojnë pozitive. Niveli i arsimit përputhet me detyrën. Ecuria në karrierë është bërë sipas legjislacionit. Subjekti Ardi Veliu, i gëzon gradat në respekt të ligjit.

?Te moduli i pastërtisë së figurës, në lidhje me përfshirjen e personit tim në falsifikimin e pasaportave në vitin 2007, deklaroj në përgjegjësinë time, që prej gushtit 2006, nuk kam qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Nuk kam qenë as subjekt i atij institucioni ligjzbatues. Dua të hedh dritë mbi të vërtetën, që nuk është ashtu siç është shkruar dhe pretenduar në raport?, u shpreh Veliu.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdiVeliu#Vetting#TopChannel