Ora News - Pengu i Tano Banushit, familja i dhuron Teatrit "Migjeni" arkivën personale të aktorit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Batutat dhe të qeshurat që i dhuroi publikut nuk harrohen lehtë, prandaj edhe emri i tij është shkruar me gërma të arta, në piedestalin e humorit shqiptar. Artisti i Popullit Tano Banushi do të mbushte 93 vjeç në shkurtin e 2020, por ikja e tij nga kjo botë do të ishte e parakohshme, në moshën 66 vjeçare. Fin, elokuent i papërsëritshëm në skenën e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, ai ka mbetur në kujtesën e të gjithëve për dhjetra rolet e luajtura me estradën profesioniste të Shkodrës.

Shtëpia ku hodhi hapat e parë artistik dhe u rrit profesionalisht e kujtoi në këtë përvjetor, mes miqve, familjareve e bashkëpuntorëve ndër vite. Teatrit ?Migjeni?, familjarët i kanë dhuruar arshivin e pasur të aktorit Banushi, një mori fotografish, CD me audio e video të regjistrimeve, skedarë ku shënohen në detaje shfaqjet, maskat e një sërë materialesh të tjera të përdorura prej tij.

Moisi Banushi, i biri: Në arkivë është e gjithë trupa e estradës nga dita e krijimit deri tek Anton Krosaj.

Zyliha Miloti: E di çfarë do të thotë të dhurosh një arkivë të mbajtur si e ka mbajtur Tano Banushi?!

Një jetë në skenë me të, mjeshtrat e medhenj Zyliha Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari e Drande Xhai kanë shumë për të kujtuar për këtë kolos të artit.

Pengu i tyre ama është një, që në ditën e vdekjes Tano Banushi nuk doli nga shtëpia e tij e dytë, teatri ?Migjeni?. Kjo pasi ju mohua nga drejtuesit asokohe, që nuk kursyen etiketimet politike. Koleget e tij edhe sot këtë e quajnë një turp.

Zef Deda: Ndryshimet politike që ndodhën tek ne i ndanë njerëzit.

Besnik Çinari: Ishte poshtërsi sepse artisti nuk ka parti.

Athanas Banushi, njohur si Tano Banushi lindi në Shkoder me 4 shkurt 1927 dhe ndërroi jetë në 7 gusht 1993. Aktori më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës, për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin ?Artist i popullit?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pengu-i-madh-i-tano-banushit-familja-i-dhuron-teatrit-migjeni-arkiven-personale-te-aktorit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp